Prishtina kërkon fitore ndaj Vëllaznimit

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 22:16
Prishtina kërkon fitore ndaj Vëllaznimit

Të martën mbrëma, skuadra e Sigal Prishtinës do e kërkojë kalimin në gjysmëfinale të “Play Off-it” në Superligën e basketbollit.

Prishtina realizoi fitore në duelin e parë kundër Vëllaznimit me shifrat 72:64.

Pjesa e parë ishte shumë e ngushtë, për një nuancë i takoi Prishtinës, që shkoi në pushim me katër pikë epërsi.

Fitoren bardh e kaltrit e siguruar fal çerekut të tretë, në të cilin shënuan 13 pikë, e pësuan tetë.

Periudhën e fundit e fituan gjakovarët me një pikë avantazh por nuk luajti rol.

Në fitoren e bardh e kaltërve u dalluan Sirko me 18 pikë dhe Clark me 15 të tjera.
Për gjakovarët, tre basketbollistë realizuan pikë dy shifrore.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Trepça, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Edicionin e rregullt, Prishtina e mbylli në pozitën e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse Vëllaznimi i pesti me 13 fitore e 15 humbje.

Përballja mes Vëllaznimit e Sigal Prishtinës zhvillohet të martën nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online)