Trajneri i Liverpoolit befason me deklaratën pas barazimit me Unitedin

  • S.A /
  • 09 April 2024 - 08:21
Trajneri i Liverpoolit  befason me deklaratën pas barazimit me Unitedin

Liverpooli mori një barazim ndaj Manchester United me rezultatin 2:2 në derbin e xhiros së 32-të në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online".

The Reds ishin dominues në këtë përballje, por vetëm në fund arritën golin e barazimit, pas një penalltie të realizuar nga Salah.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur pas barazimit, teksa tha se do të duhej që këtë sfidë ta kishin fituar.

“Duhet ta kishim fituar këtë sfidë, por nuk kam çfarë t’i them djemve. Mbase nuk duhet të kishim sulmuar aq shumë, mund të bënim më mirë në disa situata, mbi të gjitha në aspektin mbrojtës. Ajo skuadër që do të fitojë titullin do e meritojë. Ne jemi në garë dhe jam shumë komod me këtë pozicion”, u shpreh Klopp pas ndeshjes. Liverpooli e gjen veten në pozitën e dytë në tabelë me 71 pikë.

(Kosova Sot Online )