Enrique flet për përballjen me Barçën

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 15:12
Enrique flet për përballjen me Barçën

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp sot para përballjes së nesërme me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll do të përballet me ish-skuadrën e tij, ndërsa e pranon se raporti me klubin katalunas është special për të.

“Për mua është një ndeshje ndryshe. E kam një raport dashurie me Barçën, por profesioni vjen mbi të gjitha. Dua me të vërtetë që kjo ndeshje të jetë në lartësinë e saj”, deklaroi fillimisht Luis Enrique.

A është favorit PSG-ja në këtë duel të dyfishtë?

“Nuk më intereson roli i favoritit. Kur të nisë të rrokulliset topi, do të shohim se kush do të jetë favorit, kjo nuk më brengos. Preferoj që të më vendosni në pozitën e jo-favoritit”, shtoi ai.

A mendon se PSG-ja mund ta fitojë Championsin?

“Politika e klubit ka ndryshuar në këtë sezon. E keni parë largimin e yjeve, idetë e mia dhe të klubit shkojnë në të njëjtin drejtim. Mendoj se nuk është pozitive që ta vini në presion një skuadër që e ka fituar 0 herë këtë trofeun. Championsin. Mund ta fitojmë, por rruga është ende mjaft e gjatë. Jam ambicioz dhe i emocionuar”, shtoi tutje Luis Enrique.

I pyetur se kush e përfaqëson me mirë stilin e Barçës, ai epo Xavi Hernandez, Luis Enrique u përgjigj:

“Jam përfaqësuesi më i madh i stilit të lojës së Barçës. Shikoni statistikat e posedimit të topit, titujt, jam unë”, përfundoi trajneri spanjoll. 

(Kosova Sot Online)