Njhuni me kandidatët kryesorë për trajner të Juventusit

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 15:54
Njhuni me kandidatët kryesorë për trajner të Juventusit

Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri pasi pritet t’i ndajë rrugët me Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.

Gazetari sportiv italian, Rudy Galetti zbulon se “Bianconeri” i kanë veçuar dy trajnerë, të cilëve ua kanë vënë syrin, e që i shohin në listën e tyre të ngushtë.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Bardhezinjve, Antonio Conte, i cili së fundmi e pati një eksperiencë në Angli me Tottenhamin, dhe për trajnerin e Bolognas, Thiago Motta, të cilit po i ecin punët mjaft mirë me ekipin aktual.

Motta po ashtu është bërë objektiv edhe i Barcelonës dhe i Manchester Uniedit.

Një pjesë e bordit të Juventusit e preferon më shumë rikthimin e ish-trajnerit Conte, i cili njëherësh është legjendë e klubit, tek i cili i kishte kaluar vitet e lavdishme si futbollist e më pas e kishte drejtuar ekipin torinez edhe si trajner në periudhën 2011/2014.

(Kosova Sot Online)