Trajneri del me Zhegrovën dhe ia zgjedh rrobat e reja

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 18:22
Trajneri del me Zhegrovën dhe ia zgjedh rrobat e reja

Para ndeshjes ndaj Marseille, trajneri i Lille, Paulo Fonseca i kishte premtuar Edon Zhegrovës se nëse fitojnë do të dalin së bashku për të blerë rroba.

E fitorja u arrit, ndërsa Fonseca e mbajti premtimin.

Dyshja dolën për shopping, teksa trajneri ia zgjodhi rrobat e reja yllit kosovar.

Zhegrova madje pyeti fansat se si ju duket “outfiti” i tij i zgjedhur nga trajneri.


(Kosova Sot Online)