Tuchel: Sezoni për Bayernin nuk është i dështuar

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 21:00
Tuchel: Sezoni për Bayernin nuk është i dështuar

Bayern Munich është duke luajtur ndër kampionatet më të dobëta viteve të fundit.

E në krye të këtij ekipi është trajneri Thomas Tuchel, me të cilin Bayerni është plotë 16 pikë larg kreut dhe tashmë e ka humbur titullin, e po ashtu edhe eliminuar edhe nga garat tjera shtetërore.

Tuchel thotë se sezoni nuk ka mbaruar ende dhe tani bavarezët përballen me një provë të rëndësishme në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenalit.

“Sezoni nuk mund të cilësohet si i dështuar. Sezoni përfundon në fund. Kritikat janë të merituara, humbëm Kupën, titullin nuk do ta fitojmë, ky është fakt. Megjithatë, në Ligën e Kampionëve ne jemi duke luajtur në një nivel të lartë deri më tani. Ne kemi arritur objektivin tonë minimal. Shumë ekipe të mëdha nuk arritën deri në çerekfinale. Kjo nuk është aq e lehtë. Do të na duhen dy ndeshje të shkëlqyera për të kaluar tutje, por jemi plotësisht të përqendruar”, tha Tuchel.

(Kosova Sot Online)