Shqiptari Ivan Balliu, rekord i ri me Vlalecanon në elitën e futbollit spanjoll

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 07:16
Shqiptari Ivan Balliu, rekord i ri me Vlalecanon në elitën e futbollit spanjoll

Rayo Vallecano është një ndër ekipet e La Ligës ku aktualisht luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

Skuadra spanjolle ka vendosur një rekord sa i përket klubit të tyre, transmeton "Koosva sot Online".

Në këtë sezon, Vallecano ka arritur ta mbajë për 11 ndeshje portën e paprekur, një numër i cili nuk është kapur ndonjëherë më parë.

Padyshim për këtë meritë ka edhe Balliu, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

32-vjeçari këtë vit ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, ndërsa Vallecano renditet në vendin e 16-të, duke grumbulluar 30 pikë deri tani, konkretisht 6 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje në total.

(Kosova Sot Online )