Lista Serbe përfundimisht duhet të përcaktohet tash, ta respekton shtetin e Kosovës ose të shkon në Serbi vetëm për Serbinë

Lista Serbe përfundimisht duhet të përcaktohet tash, ta respekton shtetin e Kosovës ose të shkon në Serbi vetëm për Serbinë
Lista Serbe përfundimisht duhet të përcaktohet tash, ta respekton shtetin e Kosovës ose të shkon në Serbi vetëm për Serbinë

Dardan Grapci

  • 09 April 2024 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Sjelljet e kundërta me ligjet dhe kushtetutën duhet të pasojnë me ndëshkim dhe përjashtim-ndalim veprimi. Prandaj Lista Serbe ose të duhet ta pranon shtetin i cili e ka legalizuar për të vepruar, ose pa vonesë duhet të distancohet, ndalohet nga Qeveria e Kosovës dhe të mbyllet si parti politike destruktive e antiligjore, për ti lënë të lirë qytetarët Serb që jetojnë në Kosovë për të vepruar sipas ligjeve të Kosovës. Për të vazhduar me politikën serbe , për shtetin e Serbisë, le të shkojnë në Beograd dhe atje le të bëjnë edhe propaganda sa të duan e si të duan.

-Procesi i regjistrimit të i popullsisë dhe ekonomive familjare, i cili ka filluar javën e kaluar në Kosovë, është një projekt tepër i rëndësishëm për shtetin dhe shumë serioz, mbi bazën e të cilit ndërtohet dhe projektohet parametrat e ardhshme të zhvillimit afatgjatë të shtetit në të gjitha fushat, ekonomi, arsim shëndetësi, bujqësi etj. Në të gjitha segmentet që e karakterizojnë dhe dinamizojnë zhvillimin e një shtetit. Ky projekt, sikur që është planifikuar do të zgjatë deri më 17 Maj dhe është obligativ, sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës që të marrin pjesë, të përfshihen të gjithë qytetarët e Republikës. Bojkotimi i këtij procesi, projekti nacional, do të thotë bojkotim dhe kundërshtim i shtetit.

Lista Serbe e cila është formuar në Kosove për ti mbrojtur interesat e serbëve në Kosove, zyrtarisht ka dal me një apel për qytetarët serb që jetojnë në Kosove për të mos bashkëpunuar me ekipet në teren, për ta bojkotuar këtë regjistrim. Si zakonisht brenda veprimtarisë publike e politike të kësaj partie ka destrukcion të madh, gënjeshtra dhe propagandë të drejtuar nga Aleksandër Vuçiqi dhe shërbimi sekret serb BIA. Sjelljet e tilla të këtij subjekti politik janë skajshmërisht të dënueshme dhe të pa pranueshme. Kjo parti politike, nëse dëshiron ti mbron pa hile interesat e komunitetit serb në Kosovë duhet ti njeh institucionet e shtetit të bashkëpunon me shtetin për integrimin e plot të komunitetit që përfaqësoj në jetën institucionale, publike dhe politike në shtetin e Kosovës. Sjelljet e kundërta me ligjet dhe kushtetutën duhet të pasojnë me ndëshkim dhe përjashtim-ndalim veprimi. Prandaj Lista Serbe ose të duhet ta pranon shtetin i cili e ka legalizuar për të vepruar, ose pa vonesë duhet të distancohet, ndalohet nga Qeveria e Kosovës dhe të mbyllet si parti politike destruktive e antiligjore, për ti lënë të lirë qytetarët Serb që jetojnë në Kosovë për të vepruar sipas ligjeve të Kosovës.

Për të vazhduar me politikën serbe , për shtetin e Serbisë, le të shkojnë në Beograd dhe atje le të bëjnë edhe propaganda sa të duan e si të duan. Përndryshe, liderët e këtij subjekti politik, nëse dëshirojnë që të mbesin në Kosovë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë që Kosova është shtet demokratik, i njohur ndërkombëtarisht, pavarur dhe me kushtetutë që garanton sovranitetin dhe integritetin e shtetit. Është koha e fundit që ky subjekt politik të largohet nga sjelljet kundërshtetërore të Kosovës dhe shantazhi që ju bëhet qytetarëve lojal serb në shtetin e Kosovës. Le ti lejojnë pra qytetaret serb të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".