Vëllaznimi fiton ngushtë ndaj Sigal Prishtinës, e barazon serinë çerekfinale

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 08:11
Vëllaznimi fiton ngushtë ndaj Sigal Prishtinës, e barazon serinë çerekfinale

Vëllaznimi ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit ndaj Sigal Prishtinës.

Gjakovarët triumfuan shumë ngushtë 66:65 ndaj kryeqytetasve në palestrën “Shani Nushi”, transmeton "Kosova Sot Online"..

Pjesa e parë i takoi mysafirëve, të cilët e lëshuan epërsinë në pjesën e dytë.

MVP i ndeshjes u shpall Jordan Dallas me 19 pikë e 10 kërcime.

Dueli final zhvillohet në Prishtinë dhe fituesi kualifikohet në gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online )