Yjet e Kosovës në futboll urojnë festën e Bajramit

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 12:25
Yjet e Kosovës në futboll  urojnë festën e Bajramit

Yjet e Kombëtares së Kosovës e kanë uruar festën e Fitër Bajramit përmes rrjeteve sociale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vedat Muriqi ishte i pari që i uroi krejt besimtarët myslimanë për këtë festë përmes llogarisë së tij në Instagram. Më pas, të njëjtën gjë e bëri edhe Milot Rashica.

Ndërkohë, gjatë ditës pritet që rrugën e tyre ta ndjekin edhe Dardanët tjerë.

Edhe futbollistë të tjerë të njohura nga Kosova e Shqipëria e kanë bërë urimin e tyre për këtë festë, që i përket besimit islam.

 

(Kosova Sot Online )