Fitim i lehtë e i shpejtë: Aguero i vë bast 10 mijë dollarë në Real – City, feston pas 14 minutash

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 14:19
Fitim i lehtë e i shpejtë: Aguero i vë bast 10 mijë dollarë në Real – City, feston pas 14 minutash

I kanë mjaftuar 14 minuta, më pak se një çerek ore, që Sergio Aguero të festojë.Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe i Barcelonës pa dyshim se ka bërë tifo për ish-skuadrën e tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online".

Por, jemi të sigurt se ish-futbollisti argjentinas ka festuar kur Rodrygo në minutën e 14-të e shënoi golin e avantazhit momental prej 2:1 të vendësve në “Santiago Bernabeu”.

Arsyeja? “Kun”, siç ka njoftuar më pas edhe përmes rrjeteve sociale, i kishte vënë bast 10 mijë dollarë (9203,65 euro) për të përfunduar ndeshja me “2.75” e më shumë gola.

Dhe, ish-përfaqësuesi argjentinas nuk pati nevojë ta priste përfundimin e ndeshjes për t’i fituar 18,900 dollarë (17,394.90 euro). Pra, ai fitoi para një herë më shumë se që i kishte vënë bast për vetëm 14 miunta dhe më pas e shikoi lojën i qetë. 

(Kosova Sot Online )