Laporta: S’do ta ndërroja asnjë lojtar timin me ata të PSG-së

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 15:56
Laporta: S’do ta ndërroja asnjë lojtar timin me ata të PSG-së

Barcelona do të përballet sonte me Paris Saint-Germainin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E para përballjet me parisienët në “Parkun e Princave”, ka folur presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta, i cili insiston se nuk do ta ndërronte asnjë futbollist të tij kokë më kokë me ata të ekipit francez.

“Jam gati, tërësisht i përgatitur për ta parë këtë lojë. I shoh lojtarët mjaft të motivuar dhe kjo më jep besim. Mesazhi për tifozët tanë është që të besojnë në lojtarët tanë dhe në trajnerin tonë. E kemi një skuadër të madhe. Jemi mjaft të koncentruar dhe është e rëndësishme ta dimë se nuk do ta ndërroja asnjë lojtar tonin me ndonjë lojtar të PSG-së”, deklaroi Laporta për mediumin spanjoll “Sport”.

Barça ka mbetur tetë pikë prapa Real Madridit në garën për titull të kampionit në La Liga, ndërsa do të mundohet të shkojë sa më larg në Champions.

Laporta ndërkohë po mundohet ta bind edhe trajnerin Xavi Hernandez që ta ndërrojë mendjen dhe të qëndrojë në klubin nga “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online)