Manchester United po kalon një tjetër sezon të komplikuar

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 16:54
Manchester United po kalon një tjetër sezon të komplikuar

Manchester United është duke e kaluar një tjetër sezon të komplikuar.

I gjashti në renditje, në distancë të madhe prapa pozitave që çojnë në Ligën e Kampionëve, ekipi i Erik ten Hag nuk po bind as në aspektin e lojës.

Për këtë, në verën që po vjen pritet të ketë ndryshime të mëdha në ekip.

Sipas “TalkSport”, disa lojtarë pritet të largohen nga “Old Trafford”

Madje, edhe disa prej titullarëve.

Raphael Varane e Casemiro në këtë sezon janë shumë larg nivelit të viteve të tyre më të mira dhe për këtë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të gatshëm t’i shesin ata në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa mesfushori brazilian është i lidhur me klubin nga “Teatri i Ëndrrave” deri më 2026.

Por, të dy mund t’i japin fund eksperiencave të tyre në “Old Trafford” para përfundimit të kontratave, respektivisht në verën që po vjen.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojnë dy ish-futbollistët e Real Madridit

(Kosova Sot Online)