Arteta: Ne mund të fitojmë në Mynih

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 18:10
Arteta: Ne mund të fitojmë në Mynih

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta analizoi barazimin 2-2, ndaj Bayern Munich në takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku i “The Gunners” u shpreh se skuadra e tij i dha dy gola bavarezëve, por shtoi më tej se kanë mundësinë për të fituar në Mynih.

“Nuk mund t’i lësh asgjë kundërshtarëve në një kompeticion si Champions League. Ne i dhamë dy gola Bayern Munich-ut dhe në raste të tilla kundërshtari të ndëshkon gjithmonë në Champions League. Megjithatë do të shkojmë në Mynih dhe do të luajmë për fitore, kemi ende mundësi për t’ja dalë”-deklaroi Arteta.

Ndeshja e kthimit zhvillohet sot një javë.

(Kosova Sot Online)