Ja kujt ia kërkon fanellën De Bruyne

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 21:04
Ja kujt ia kërkon fanellën De Bruyne

Real Madridi dhe Manchester City dhuruan spektakël futbolli në mbrëmjen e së martës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat u ndanë baras në ndeshjen e parë, me rezultat 3-3, për të mbetur gjithçka e hapur për takimin e dytë, që luhet në Etihad.

Pas përfundimit të ndeshjes Kevin de Bruyne, i cili nuk luajti në këtë sfidë, ia kërkoi fanellën yllit të Real Madridit, Luka Modriqit, i cili u fut në pjesën e dytë.

Ky gjest është vlerësuar shumë nga dashamirësit e futbollit, ku njëri nga futbollistët më të mirë në rolin e tij, e kërkon nderimin nga ai qe ka qenë dhe mbetet akoma ndër mesfushorët më të mirë botë.

Ndeshja e kthimit do të luhet me datën 17 prill në stadiumin “Etihad”.

(Kosova Sot Online)