Atletico Madrid fiton ngushtë ndaj Dortmundit, e pret “ferri” në Signal Iduna Park

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 08:39
Atletico Madrid fiton ngushtë ndaj Dortmundit, e pret “ferri” në Signal Iduna Park

Atletico Madrid ka shënuar fitore si vendas në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ekipi nga Madridi triumfoi ngushtë 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Ëanda Metropolitano”.

Rodrigo de Paul kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e katërt të takimit.

Lino u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën e 32-të.

E goli i shpresës për Dortmundin erdhi në minutën e 81-të nga Sebastian Haller.

Pas gjashtë ditësh do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Signal Iduna Park”, me tifozerinë e zjarrtë të Dortmundit që pa dyshim do të jetë lojtari i 12-të i tyre. 

(Kosova Sot Online )