Paul Cubarsi thyen një rekord të madh

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 08:57
Paul Cubarsi thyen një rekord të madh

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme  në udhëtim, duke e mposhtur 2:3 Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova sot Online ".

Ishte një paraqitje fantastike ekipore e katalonasve. E sonte shkëlqeu sërish qendërmbrojtësi i ri, Pau Cubarsi.

Madje, ishte pasimi i tij nga mbrojtja që e nisi aksionin në golin e parë të mysafirëve.

Ai theu një rekord të madhe, duke u bërë futbollisti më i ri që starton në një cerekfinale të Ligës së Kampionëve. Cubarsi është vetëm 17 vjecar.

(Kosova Sot Online )