Dita e ndeshjeve serioze: Katër përballje të zjarrta në Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 09:28
Dita e ndeshjeve serioze: Katër përballje të zjarrta në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë evropiane për ekipe. Sot janë në orar për t’u zhvilluar të katër ndeshjet e fazës çerekfinale dhe secila është më e fortë apo më interesante se tjetra.

Ndeshja më interesante padyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën.Perballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni është nikoqir i West Hamit.

Dy ndeshjet tjera, gjithashtu të forta janë ato mes Benficës dhe Marseille, si dhe Liverpool-Atalanta.Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )