
Lexoni edhe:
Zbulohet lista e yjeve që sauditët duan të transferojnë këtë verë, emra që po lënë gjurmë në Evropë
Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për Ligën e Evropës.Katër çifte interesante na presin në këtë fazë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pa dyshim, vëmendja më e madhe do të jetë tek derbi italian, Milan – Roma.
“Rossoneri” luajtën në Champions, por u eliminuan në fazën e grupeve për ta vazhduar garën në Europa League.
Ata i pret një punë mjaft e vështirë sonte pasi do të kenë punë me “Giallorossi” në super-formë.
Që kur i mori në dorë romakët, trajneri De Rossi i ka regjistruar 8 fitore, 2 barazime e 1 humbje në 11 ndeshjet e fundit.
Prandaj, Roma do të kërkojë rezultat pozitiv në San Siro para lojës së kthimit në kryeqytet.
Ndërkohë, Kuqezinjtë, të mbështetur nga publiku i zjarrtë duan të krijojnë avantazh në shtëpi.
Gjiganti tjetër evropian, Liverpool do ta mirëpresë Atalantën.
“Reds” shihen si favoritë në “Anfield Road” kundër ekipit të Berat Gjimshitit.
E Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës do të mundohet ta vazhdojë serinë e jashtëzakonshme pozitive për ta mposhtur West Hamin në Gjermani sonte.
“Farmaceutikët” megjithatë do ta kenë përballë një ekip të papërshtatshëm dhe të paparashikueshëm.
Dueli i katërt çerekfinal i Ligës së Evropës do të jetë ai mes Benficas dhe Marseillet, me dy skuadrat që kanë mundësi të avancojnë në gjysmëfinale.
Ndeshjet e sontme çerekfinale të Europa Leagues do të nisin në orën 21:00.
Sonte do të luhen edhe ndeshjet çerekfinale në Ligën e Konferencës
(Kosova Sot Online )