Dani Alves ia ktheu borxhin babait të Neymarit

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 15:52
Dani Alves ia ktheu borxhin babait të Neymarit

Dani Alves e kishte paguar dy javë më parë një garanci prej 1 milion eurosh për të dalë nga burgu Brians 2 pas më shumë se një viti paraburgimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Paraprakisht, ai i kishte paguar 150 mijë euro si dëmshpërblim për viktimën falë ndihmës së babait të Neymarit, i cili në atë kohë ia kishte huazuar ato para, më saktësisht në janar të këtij viti.

E në orët e fundit, siç njofton agjencia “AFP”, Alves i ka kthyer ato para.

“Dani Alves ia ka kthyer një javë më parë babait të Neymarit 150 mijë euro që ia kishte marrë hua”, konfirmoi Ines Guardiola, avokat i brazilianit.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit u lirua nga dënimi që i ishte shqiptuar për katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në banjën e një klubi nate në dhjetor të vitit 2022 në Barcelonë.Dani Alves i kishte kaluar më shumë se një vit në paraburgim në burgun Brians 2.

Pas pagesës, ai i ka dorëzuar pasaportat (spanjolle dhe braziliane) për ta shmangur rrezikun e arratisjes. 

(Kosova Sot Online )