Skandal: Ulpiana-Vllaznia e kurdisur, e konfirmon FFK

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 19:42
Skandal: Ulpiana-Vllaznia e kurdisur, e konfirmon FFK

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golatr nuk do të regjistrohen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si ranë golat e ekipit të Vllaznisë.

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

(Kosova Sot Online)