Çka thonë ligjet e shtetit dhe të FFK-së për ata që kurdisin ndeshje futbollistike në Kosovë?

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 21:50
Çka thonë ligjet e shtetit dhe të FFK-së për ata që kurdisin ndeshje futbollistike në Kosovë?

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golatr nuk do të regjistrohen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si ranë golat e ekipit të Vllaznisë.

Por, cfarë thonë ligjet e shtetit dhe të FFK-së për kurdisjet në ndeshjen futbollistike?

– lojtari, me ndalese loje në kohëzgjatje prej 3 muaj deri ne 1 vit,

– dënime me të holla nga 500 deri 2000 €,

– zyrtari i klubit, gjyqtari dhe anëtari i udheheqësisë së futbollit, me ndalesë të kryerjes së funksionit, përkatësisht referimit në kohezgjate prej 1 deri ne 2 vite,

– klubi, marrjen e 9 pikëve ose – 9 pikëve dhe dënimi me të holla nga; 1000 deri 10000 €,

– klubi me largim nga rangu përkatës i garave dhe denimi me të holla nga; 1000 deri 10000 €

Ndërkohë Kodi Penal dhe Ligjet e Republikës së Kosovës parashohin edhe dënime me burg dhe me të holla.

(Kosova Sot Online)