Muriqi: Krenar që e reprezentoj Kosovën në Spanjë

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 15:27
Muriqi: Krenar që e reprezentoj Kosovën në Spanjë

Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, ka thënë se ndihet krenar që e përfaqëson Kosovën në një vend si Spanja që nuk e njeh pavarësinë.

Ai tha se në çdo ndeshje shoh flamuj të Kosovës në stadiume.

“Gati çdo lojë janë një ose dy flamuj të Kosovës. Ka edhe shumë kosovarë që jetojnë në shtetet e tjera, që vijnë ta shohin special lojën. Për mua normal se është krenari dhe privilegj që ta reprezentoj Kosovën në Spanjë sidomos, ashtu siç e dini nuk na njeh si shtet.”, tha Muriqi në intervistën për Artmotion.

Të shtunën, Mallorca do ta zhvillojë një ndeshje ndaj një kundërshtati goxha të fortë, siç është Real Madridi.

E për këtë, sulmuesi kosovar tha se është i gatshëm.

Ai i pati shënuar gol “mbretërve” në “Santiago Bernabeu”.


(Kosova Sot Online)