Presidenti i La Ligas për Perezin: Nuk është i mirë

  • 12 April 2024 - 22:40
Presidenti i La Ligas për Perezin: Nuk është i mirë

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka vazhduar “luftën e fjalëve” me presidentin e klubit të Real Madridit, Florentino Perez.

Dyshja janë përplasur shpesh në vitet e fundit për çështje që kanë dominuar futbollin spanjoll nga roli i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) deri te propozimi për Superligën Evropiane, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kritika e fundit e Tebas për Perezin fokusohet në marrëdhëniet e tij me politikën spanjolle dhe lidhjet e tij të gjata me pushtetin shtetëror në Spanjë.

Tebas vuri në dukje një fotografi të bërë në barazimin 3:3 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, në të cilën disa politikanë të shquar spanjollë ishin ulur në një zonë private.

Imazhet që bashkojnë figura nga sfera të ndryshme ndikimi janë një shqetësim për Tebas, i cili beson se ndikimi i Perezit në shumë fusha është i tepruar.

“Fotografia i thotë të gjitha. Nuk e pashë atë foto në Metropolitano të nesërmen [në ndeshjen e Atletico Madridit kundër Borussia Dortmundit]. Ai është një person me shumë ndikim në arritjen e qëllimeve të tij”, tha fillimisht i pari i La Ligas, raporton “Forbes”.

“Florentino është i tërthortë. Me Berlusconin e dinim se ai ishte i djathtë. Florentino është me të gjithë; Carmenan, Zapateron, Sanchezin. Ai ka shumë ndikim. Kjo nuk është mirë për vendin apo për futbollin”, deklaroi Javier Tebas.

Vërejtjet e tij vlerësohet se nuk kanë gjasa të kenë ndonjë ndikim në sjelljen e Florentino Perezit në Real Madrid, veçanërisht në lidhje me ftesën e politikanëve në ndeshje, nëse “Los Blancos” do të eliminojë Manchester Cityn për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 


(Kosova Sot Online)