Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 09:35
Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Roma po përdor fitoren në çerekfinalen e Ligës së Evropës ndaj Milanit si një mundësi për të bërë pushim dhe për të festuar në restorantin e legjendës së Interit, Javier Zanetti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Romakët triumfuan me rezultatin 0:1 në “San Siro” të enjten mbrëma.

Kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe gjithçka do të vendoset në “Olimpico” të enjten e ardhshme.

Para kësaj, ata do të jenë në aksion të dielën në Serie A me ndeshjen në udhëtim ndaj Udineses, kështu që trajneri i Romës, Daniele De Rossi, vendosi të mos kthehen në kryeqytet fare, kurse drejt Udines do të udhëtojnë të shtunën.

Ekipi i Romës qëndroi në Milano dhe të premten u stërvitën në ambientet e klubit të Monzas dhe do të qëndrojnë në një hotel milanez deri në nisjen për në Udine të shtunën.

Gjatë kësaj kohe pushimi, “Corriere dello Sport” shkroi se De Rossi gjithashtu do të marrë të gjithë skuadrën jashtë për një darkë festive.

Ai nuk ka zgjedhur vetëm ndonjë restorant, por “El Patio del Gaucho”, vendi në pronësi të ish-legjendës së Interit – dhe nënpresidentit aktual të klubit – Javier Zanetti.

Mbase ky mund të konsiderohet edhe si vendi më i mirë në Milano për të festuar një fitore ndaj “Rossonerëve”. 

(Kosova Sot Online )