Xhudistët e Kosovës morën pjesë në kampin stërvitor olimpik në Hungari

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 10:40
Xhudistët e Kosovës morën pjesë në kampin stërvitor olimpik në Hungari

Është mbyllur sot kampi stërvitor olimpik në Tata të Hungarisë, që kishte nisur më 8 prill.

Në këtë kamp stërvitor morën pjesë edhe disa xhudistë nga Kosova, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi i Kosovës ishte i përbërë nga Akil Gjakova, Dardan Cena, Dion Sharapolli, Loris Sharapolli, Muhamedin Veseli, Anes Veseli dhe Rios Kuka.

Ekipi ishte nën udhëheqjen e trajnerit, Fatos Tabaku.

(Kosova Sot Online )