Nisin bisedimet për shitjen e Interit te investitorët nga Arabia Saudite

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 11:29
Nisin bisedimet për shitjen e Interit te investitorët nga Arabia Saudite

Ka pasur spekulime për muaj të tërë për një qasje nga investitorët nga Arabia Saudite për të blerë gjigantin nga Serie A, megjithëse Suning vazhdimisht siguroi se “po kërkonin aksionerë në klub dhe se nuk po kërkonin një shitje të plotë”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, sipas “La Repubblica”, bisedimet tani janë me një familje të pasur në Arabinë Saudite, por që nuk është pjesë e Fondit të Investimeve Publike (PIF).

Nga kjo familje thuhet se kanë kontaktuar përfaqësuesit e Suning në Kinë për të shprehur interesimin për blerjen e “Nerazzurrëve”.

Pala saudite do të duhet të paguajë të paktën 1.2 miliardë euro që është kërkuar nga Zhang, por duket se ka mungesë kohe. Kjo sepse në vetëm 37 ditë, kompania kontrolluese e klubit do të duhet të shlyejë kredinë prej 250 milionë euro (plus 70 milionë euro në interes) të dhënë në 2021 nga Oaktree.

Përndryshe, fondi amerikan i investimeve do të jetë në gjendje të zbatojë pengun mbi aksionet e Interit dhe të bëhet pronar i tyre. Afati i fundit është data 20 maj.

(Kosova sot Online)