Përfaqësuesit e Jorginhos në bisedime me Arsenalin për kontratë të re

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 13:49
Përfaqësuesit e Jorginhos në bisedime me Arsenalin për kontratë të re

Përfaqësuesit e Jorginhos raportohet se janë në bisedime me Arsenalin për rinovim të kontratës, por ata mbeten në kontakt edhe me klubet italiane për një rikthim të tij në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kontrata aktuale e mesfushorit me klubin londinez skadon në verën e këtij viti.

Megjithatë, sipas “Tuttosport”, përfaqësuesit e Jorginhos janë në bisedime me gjigantin e Premierligës për një marrëveshje të re.

Megjithatë, ata thuhet se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke marrë parasysh se për 32-vjeçarin interesim ka nga Italia, përfshirë Juventusin.

Edhe pse rinovimi me Arsenalin duket të jetë prioriteti i Jorginhos, një rikthim në Itali mbetet gjithashtu një opsion për reprezentuesin e Italisë, që në të kaluarën ka luajtur te Hellas Verona e Napoli.

Jorginho është pjesë e “Topçinjve” nga janari i vitit të kaluar. Ai është shndërruar në tituallar në ndeshjet e fundit te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta.

(Kosova Sot Online )