Ballkani fiton me dy gola në Drenas, vazhdon si lider në Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 17:17
Ballkani fiton me dy gola në Drenas, vazhdon si lider në Superligën e Kosovës

Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.Kampioni në fuqi arriti ta zhbllokojë ndeshjen në mesin e pjesës së parë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një penallti të fituar e ktheu në gol Nazmi Gripshi për 1-0.

Edhe pse të dy skuadrat tentuan për të shënuar, gola të tjerë nuk ishte në këtë takim deri në kohën shtesë.shte Mamadou Danfa që shënoi në kohën shtesë për rezultatin 2-0.

Ballkani me këtë fitore mbetet lider me 59 pikë, ndërsa Feronikeli 74 ka 30 pikë dhe mban vendin e tetë.  

(Kosova Sot Online )