Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 17:07
Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Llapi bëri një hap prapa në garën për titull, pasi nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Dukagjini në “18 Qershori”.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1. Leotrim Bekteshi kaloi fillimisht llapjanët në epërsi me një gol në fundin e pjesës së parë, teksa klinasit barazuan përmes Ardin Dallkut.

Llapi pas këtij barazimi ka 55 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se Drita dhe katër më pak se lideri, Ballkani.

(Kosova Sot Online)