Enea Koliqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

  • S.A /
  • 15 April 2024 - 12:16
Enea Koliqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i ka takuar portierit të FC Ballkani, Enea Koliqi, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës. “Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ua dedikoj të gjithë  lojtarëve tanë që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen. Objektivi i ekipit është i qartë – të jemi në vendin e parë në fund të kampionatit. Çdo ndeshje është si një finale për ne, veçanërisht në këto ndeshje të fundit, ku pikët janë të rëndësishme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë”, tha Koliqi për faqen zyrtare te FFK-së.

Portieri i ekipit suharekas luajti rol të madh në fitoren që e mori ekipi i tij ndaj Feronikelit.

Koliqi kishte tri intervenime shumë të mira kur ishte rezultati 0:1, duke mos lejuar të barazohet rezultati.

(Kosova Sot Online )