Vdes futbollisti i njohur 26-vjeçar

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 14:08
Vdes futbollisti i njohur 26-vjeçar

Lajm i trishtë vjen nga Italia. Futbollisti 26-vjeçar Matia Xhiani ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toskana.

 Ai u transportua në spitalin e Firences në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

26-vjeçari u rrit në nivelin e të rinjve mes Empolit dhe Pizës dhe ka luajtur për Kastelfiorentino që nga korriku i vitit 2022, kur iu bashkua atij ekipi nga Ponsako.

Vëllai i tij Elia është gjithashtu një futbollist dhe luan në Serinë C, për Fiorenzuola .

(Kosova Sot Online)