![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
FFK merr vendim: Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës
![FFK merr vendim: Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/05/auto_ffk-600x3601662395538.jpg)
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.
Nesër (e mërkurë) ishte e paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale; Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka ’23.
Këto ndeshje pritet të zhvillohen në mesin e javës së ardhshme, më 24 prill.
Kujtojmë se Ballkani e kishte fituar përballjen e parë (0:1), kurse Prishtina e Drita ishte mbyllur baras dhe pa gola.
(Kosova Sot Online)