![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
'Ethet' e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte
!['Ethet' e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/13/auto_liga-e-kampioneve-780x439_11707816060.jpg)
“Ethet” e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte me dy ndeshje spektakolare.
Në Angli, Manchester City do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e kthimit të ndeshjes çerekfinale.
Dueli i parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultat 3:3, ku kishte “luftë” të vërtetë në fushë.
E spektakël i njëjtë pritet edhe sonte, pasi gjithçka është e hapur.
Duel tjetër po aq interesant pritet të jetë edhe ai mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.
Edhe këtu, dueli i parë u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 21:00.
(Kosova Sot Online)