Ancelotti ndjehet krenar: I mposhtëm më të fortit e Evropës, jam mjaft i lumtur

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 09:30
Ancelotti ndjehet krenar: I mposhtëm më të fortit e Evropës, jam mjaft i lumtur

Carlo Ancelotti është mjaft i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e eliminuan Manchester Cityn në çerekfinale falë penalltive pasi loja prej 12 minutash përfundoi baras, 1:1, ndërsa dueli i parë në Spanjë ishte mbyllur po ashtu baras, 3:3, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri italian thotë se skuadra e tij e eliminoi ekipin më të fortë në Evropë dhe kjo e bën edhe më madhështor kualifikimin.

“Rezultat i madh, i arritur me shumë mund dhe sakrificë. Jam mjaft i kënaqur, e dinim se do të na duhej të vuanim dhe kështu ishte. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, për t’u kualifikuar të nevojitet të luash në këtë mënyrë. Ne e nisëm lojën mirë, më pas filluan të luanin dhe na vunë në vështirësi. Mirëpo, lojtarët e mi qëndruan të qetë dhe mjaft të koncentruar prapa”, deklaroi “Don Carlo” pas ndeshjes.

“Jam mjaft krenar me skuadrën. Nuk jemi mësuar të bëjmë aq shumë fazë defanzive, por i mbuluam mirë hapësirat dhe jam vërtet i lumtur. Nuk mund të kesh më shumë kontroll kundër Cityt, që mbetet kampion i Evropës në fuqi”, vazhdoi trajneri italian.

Ai vazhdoi ta analizojë lojën e mbrëmshme spektakolare, e cila u zhvillua në “Etihad Stadium.

“Me golin e shënuar kemi mbetur të mbyllur prapa, sepse nuk kishim më nevojë të luanim në mënyrë mjaft ofanzive. Goli ishte një kombinim i bukur, dimë të jemi të rrezikshëm në ato situata. Por, në rinisje kemi mundur të bënim më mirë”, përfundoi Ancelotti.

Në gjysmëfinale të Championsit, Real Madridi do të luajë me Bayern Munichun, i cili në çerekfinalen tjetër e eliminoi Arsenalin. 

(Kosova Sot Online )