Philadelphia e fiton trilerin ndaj Miamit me një pikë, Chicago bindës kundër Atlantas

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 13:41
Philadelphia e fiton trilerin ndaj Miamit me një pikë, Chicago bindës kundër Atlantas

Në një triler basketbolli, Philadelphia 76ers e ka fituar sfidën përballë Miami Heat me një pikë epërsi, 105:104.

Në fakt, Philadelphia e fitoi ndeshjen në pjesën e dytë, pasi në atë të parën, Miami ishte më i mirë.

Heat i fituan të dy çerekët e pjesës së parë. 22:23 dhe 17:28 u mbyllën këto periudha në favorit të tyre, duke shkuar në pushim me 12 pikë avantazh. Por, 76ers u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke i mbyllur dy periudhat 30:23 dhe 36:30 dhe në fund dolën me fitore.

Joe Embiid ishte më i mirë për fitoren e ekipit të tij me 23 pikë. Në krahun tjetër, për Miami Heat nuk mjaftuan 25 pikët e Tyler Herros.

Në përballjen tjetër, Chicago Bulls fitoi ndaj Atlanta Hawks me shifrat 131:116.

Chicago e fitoi ndeshjen falë shkëlqimin në çerekët një e tre me 18, respektivisht 12 pikë.

Ndërsa, Atlanta arriti triumfin në çerekun e dytë me 12 pikë dhe të fundit me tre pikë, por nuk mjaftuan për fitore. I pandalshëm për Bulls ishte Coby White me plotë 42 pikë. Tek Haws u veçua basketbollisti Murray me 30 pikë. 

(Kosova Sot Online )