Lexoni edhe:
Haaland dëshpëron dhe përshëndetet me Topin e Artë, klauzola e largimit…
Thomas Tuchel ka njoftuar se do të largohet gjatë verës të këtij viti nga posti i trajnerit te Bayern Munich, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bayerni me Tuchelin këtë edicion nuk ka pasur paraqitje të mira. Skuadra u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, humbi titullin e kampionit, ndërsa në garë është vetëm në Champions League. Të mërkurën do të përballen në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Arsenalit në stadiumin “Allianz Arena”, nga ora 21:00. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:2.
Haaland dëshpëron dhe përshëndetet me Topin e Artë, klauzola e largimit…Lexoni edhe:
Tashmë, bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, i cili do t’i konkurroj për të gjitha trofet. Sipas “Marcas”, Bayerni është i interesuar për trajnerin Zinedine Zidane.
Francezi u largua nga Real Madridi në qershor të vitit 2021, dhe që atëherë nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër.
Për 51-vjeçarin më herët kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Juventusi dhe Paris Saint-Germani.
(Kosova Sot Online )