![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Ferizaj fiton me përmbysje ndaj Ramiz Sadikut
![Ferizaj fiton me përmbysje ndaj Ramiz Sadikut](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/05/auto_Superliga-6-600x360_11712303128.jpg)
Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi triumfoi sot në udhëtim ndaj Ramiz Sadikut, në kuadër të javës së 23-të.
Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë përfundoi me rezultatin 1:2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Altin Ibrahimit, por ferizajasit përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.
Të dy golat e fitores për “Ujqit” u shënuan nga Betim Haxhimusa.
Ferizaj pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Prishtina e Re.
Ramiz Sadiku është i pesti me 28 pikë.
(Kosova Sot Online)