U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te futbollistet

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 17:36
U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te futbollistet

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tërheqja u bë në praninë e Komisionit të Garave, Lindita Cena, kryetare, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave.

Në bazë të shortit, në gjysmëfinale do të takohen Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina.

Ndeshjet zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese kalojnë në finale.


(Kosova Sot Online)