![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Messi me dy gola dhe asist në fitoren e radhës të Inter Miamit
![Messi me dy gola dhe asist në fitoren e radhës të Inter Miamit](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/20/auto_Messi1692538210.webp)
Lionel Messi nuk ka të ndalur në MLS.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e pati një tjetër natë magjike në Miami.
Argjentinasi shkëlqeu në fitoren 3:1 të Interi Miamit ndaj Nashville.
E ishin pikërisht mysafirët që kaluan të parët në epërsi kur Negri shënoi autogol qysh në minutën e dytë.
Por, më pas ishte Messi shoë.
Fillimisht argjentinasi realizoi në minutën e 11-të pas asistit nga Luis Suarez.
Më pas, në minutën e 39-të, ai asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1.
E në minutën e 81-të Messi realizoi nga penalltia për 3:1.
Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.
(Kosova Sot Online)