PSG nis kërkimet për një qendërmbrojtës të ri

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 10:46
PSG nis kërkimet për një qendërmbrojtës të ri

Milan Skriniar u prit me shumë ovacione verën e shkuar te Paris Saint-Germain.

Megjithatë sezoni i parë i qendërmbrojtësit te skuadra franceze nuk rezultoi aspak pozitiv, me ish-lojtarin e Inter që vuajti për shkak të një dëmtimi.

Sipas raportimeve të medieve franceze, sllovaku rezultoi një zhgënjim i madh, me PSG-në që tashmë ka nisur kërkimet për një zëvendësues të 29-vjeçarit.

Ndonëse ka kontratë deri në 2028-ën me PSG-në, nuk përjashtohet si mundësi fakti që Skriniar mund të largohet nga parisienët që këtë verë.

(Kosova Sot Online)