![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Interi shpallet kampioni i ri i Italisë
![Interi shpallet kampioni i ri i Italisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/29/auto_interi-1-780x439_11709202527.jpg)
Interi edhe matematikisht është kampioni i ri i Italisë.
Të udhëhequrit e Simone Inzaghit kanë siguruar titullin e 20-të në histori të klubit, pas fitores sonte në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:2.
“Nerazzurrët” e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga Francesco Acerbi (18’).
Interi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke e dyfishuar epërsinë përmes Marcus Thuramit (49’).
Në anën tjetër, “Rossonerët” nuk ia dolën që ta “prishin” festën e rivalëve të përjetshëm, pasi krejt çka arritën ishte ngushtimi i avantazhit me golin e Fikayo Tomori (80’).
Interi pas kësaj fitore ka 86 pikë dhe siguron kështu titullin e kampionit pesë xhiro pa përfunduar sezoni.
Milani mbetet në kuotën e 69 pikëve dhe renditet i dyti në tabelë.
(Kosova Sot Online)