“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 09:45
“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin

Interi siguroi me plotë meritë titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24.

Pjesë e “Nerazzurrëve” është mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, të cilit një urim të veçantë ia bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, shkroi Duka.

(Kosova Sot Online )