Rikthehet Kupa e Kosovës, nesër përcaktohen finalistët

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 10:53
Rikthehet Kupa e Kosovës, nesër përcaktohen finalistët

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Dritës e Prishtinës, ku të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë të barabarta.

Takimi i parë i cili u zhvillua në Lipjan përfundoi pa fitues e pa gola.

Sikurse Drita, po ashtu edhe Prishtina synim e kanë finalen dhe fitimin e trofeut, i cili ua mundëson daljen në Evropë.

Forma e të dy skuadrave është e ndryshme në kampionat.

Drita po lufton për titullin kampion dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se kryesuesit.

Kurse, Prishtina është në mesin e tabelës dhe larg një vendi për Evropë dhe për ta Kupa është opsioni i vetëm.

E përballja tjetër gjysmëfinale që luhet po të mërkurën është derbi lokal mes Ballkanit e Suharekës.

Portokallinjtë hyjnë në këtë ndeshje me epërsinë 0:1 nga sfida e parë e luajtur para dy jave.

Golin e fitores e kishte realizuar Marsel Ismajlgeci krejt në fund të sfidës.

Ballkani është duke e synuar këtë edicion titullin e tretë radhazi në Superligë, ku janë të parët në tabelë.

Në krahun tjetër, Suhareka po shkon sigurt drejt titullit kampion dhe sigurimit të Superligës për stinorin e ardhshëm.

Suharekasit i kanë pesë pikë më shumë se përcjellësit më të afërt.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00. 

(Kosova Sot Online )