Ja pse futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme me tifozët e Arsenalit

  • S.A /
  • 14 May 2024 - 09:28
Ja pse futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme me  tifozët e Arsenalit

Lufta mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për titullin e kampionit në Ligën Premier ka arritur kulmin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Arsenali aktualisht është lider i kampionatit me 86 pikë, një më shumë se Man City, por me skuadrën e Pep Guardiolës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

City do të luaj sonte ndeshjen e mbetur ndaj Tottenhamit, derisa në fund pret West Hamin, një tjetër skuadër rivale e Arsenalit.

Tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale natën e mbrëmshme, në mënyrë që mos të pushojnë lojtarët e Cityt para përballjes me Spurs.

Një grup i tifozëve londinezë kanë vendosur të ndezin fishekzjarrë të shumtë para hotelit ku ishte i vendosur Manchester City në Londër.

Kjo ka ndodhur në ora 02:00 pas mesnatës dhe fishekzjarrët kanë qëndruar ndezur për një kohë të gjatë.

Mbetet të shihet nëse kjo nismë e tifozëve londinezë do t’i ndihmojë skuadrës së tyre të fitojë titullin dhe City do të dështoj sonte ndaj rivalit më të madh të Arsenalit, Tottenham Hotspur. 

(Kosova Sot Online )