Presidenti i Ballkanit dënohet për sulmin ndaj trajnerit të Fushë Kosovës

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 19:03
Presidenti i Ballkanit dënohet për sulmin ndaj trajnerit të Fushë Kosovës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin, nën dyshimet për sulm fizik ndaj trajnerit të Fushë Kosovës, Burim Shalan.

Kabashi i Ballkanit është dënuar me 600 euro për shkak se dyshohet se pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala.

“Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Përpos Kabashit është dënuar edhe vetë klubi i Ballkanit. Kampioni i Kosovës është dënuar me gjobë në shumë prej 1300 euro për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)