Finalja Ballkani-Prishtina shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 17:21
Finalja Ballkani-Prishtina shkon në vazhdime

Nuk ka fitues brenda kohës së rregullt në finalen e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2,.

Suharekasit ishin në avantazh prej 2:0, por që kryeqytetasit gjetën forcën të shkrinin epërsinë.

Ishte Walid Hamidi që kaloi në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Meriton Korenica dyfishoi epërsinë e Ballkanit në minutën e 52-të, e më pas ishte gjithçka për Prishtinën.

Fillimisht, Albin Krasniqi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 77-të nga penalltia.

E vetëm pesë minuta më pas, pikërisht Krasniqi shënoi për të barazuar rezultatin.

Mbetet të shihet nëse vazhdimet do ta përcaktojnë fituesin, apo do të nevojiten penalltitë si opsioni përfundimtar.

(Kosova Sot Online)