Daja heziton të flasë për të ardhmen: Gëzohemi njëherë

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 19:00
Daja heziton të flasë për të ardhmen: Gëzohemi njëherë

Ballkani e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit.

Pasi e siguroi titullin e tretë radhazi të kampionit, suharekasit triumfuan pas penalltive ndaj Prishtinës në finale të Kupës.

E ndeshja deri në fundin e penalltive ishte jashtëzakonisht dramatike.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e komentoi ndeshjen, ndërsa hezitoi të flasë për të ardhmen e tij.

“Në momentin që loja shkon në 2:1 kthehet në anën psikologjike të kundërt. Ato momente i shfrytëzoi Prishtina duke e barazuar në 2:2. Me gjithë këtë sakrificë, këtë rrugëtim, këtë titull ia dedikoj të gjithë qytetarëve të Suharekës. Kam lëvizë brenda Shqiptarisë. Duhet gëzuar njëherë, pastaj shohim çfarë bëjmë”, tha Daja.

(Kosova Sot Online)