Gasperini po fluturon pas fitores: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam

  • S.A /
  • 23 May 2024 - 07:51
Gasperini po fluturon pas fitores: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam

Atalanta është fituese e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klubi italian triumfoi në finale bindshëm 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit, klub të cilit ia shkaktoi humbjen e parë sezonale dhe të parën pas 51 ndeshjeve.

E pas finales, trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini tha se ndihet jashtëzakonisht krenar.

“Nuk është vetëm se fituam, por si fituam. Ne kemi mundur Liverpoolin kur ata ishin në krye të tabelës së Premierligës, Sportingun dhe tani Bayer Leverkusen… jemi jashtëzakonisht krenarë”, tha Gasperini.

Njëherit, ky ishte titulli i parë evropian i Atalantas.

(Kosova Sot Online )