FSHF ia beson Capital T këngën zyrtare të kombëtares për Euro 2024

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 22:14
FSHF ia beson Capital T këngën zyrtare të kombëtares për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta ketë një këngë zyrtare që do ta përcjellë kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian që nis më 14 qershor në Gjermani.

Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Do të jetë Capital T ai që do ta këndojë këngën zyrtare të kuqezinjve për Evropian.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)